Tirana fiton me lehtësi ndaj Kastriotit, Dinamo pëson tjetër humbje ndaj Teutës

Tirana merr fitoren e dytë radhazi në Abissnet Superiore duke mundur pastër 3-0 Kastriotin. Bardheblutë ishin në udhëheqje të ndeshjes gjatë gjithë kohës dhe nuk e vendosën për asnjë moment në diskutim trepikëshin.  Taulant Seferi zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të. Sulmuesi u tregua i saktë në hyrje të zonës dhe nuk i la mundësi reagimi portierit Sali. Sulmuesi nga Kumanova u tregua i ftohtë dhe shënoi të dytin për të tijtë në minutën e 45.

Gjithsesi, për të vendosur pikët në kasafortë, mendoi Michael Ngoo, i cili këtë herë u shërbye nga Seferi në minutën e 74 dhe përballë Salit nuk e pati të vështirë për të shënuar. Bardheblutë marrin fitoren e dytë radhazi duke ruajtur vendin e parë të klasifikimit me 27 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Kastrioti zhytet në fund me vetëm 5 pikë të grumbulluara pas 12 javëve kampionat.

Dinamo pëson një tjetër humbje në Superiore, këtë herë në shifrat 0-1 ndaj Teutës. Këtë herë protagonist për keq u bë portieri Bakaj. Gardiani bëri një grushtim katastrofal në fillim të pjesës së dytë dhe devijoi në rrjetë një krosim të ardhur nga këndi, duke u dhënë suksesin durrsakëve. Kjo ishte fitorja e parë e Renato Arapit si trajner, ndërkohë që Dinamo merr humbjen e dytë radhazi dhe tregon se është ende shumë larg pritshmërive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?