Tirana fiton me “poker” ndaj Skënderbeut, arratiset +16 në krye
Tirana mori një tjetër fitore shumë të thjeshtë ndaj Skënderbeut të vendit të fundit të renditjes. Bardheblutë e shohin veten 16 pikë larg Laçit dhe 18 pikë larg Kukësit, teksa çështja e titullit mund të jetë e mbyllur.
Të dy ndjekëset nuk arritën të fitonin takimet respektive të shtunën, duke ia bërë edhe më të lehtë gjërat kryeqytetasve.
Serinë e golave e hapi në të 37-të Xhixha, i cili përfitoi më së miri nga pasimi i Seferit, pasi ky i fundit dhuroi spektakël në zonë.
Bardheblutë shënuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, brenda 7 minutash, me Totre dhe adoleshentin Nikqi. Në minutat e fundit, Seferi shënon edhe vetë, pas dy asisteve, përmes penalltisë, të cilën e fiton po vetë.
KOHA JONË SONDAZH

