Tirana fiton ndaj Bylis, Abazaj shpëton në “frymën e fundit” Kukësin (VIDEO)

Kategoria Superiore rinis me surpriza dhe spektakël pas pandemisë. Tirana hedh një hap të sigurt drejt titullit kampion, teksa ka fituar edhe në Ballsh në shifrat 3-1. Cobbinah, Batha dhe Muça bën të pavlefshëm golin e shënuar nga Peposhi që kishte vlerë sa për statistika.

Kukësi ndërkohë mori një fitore shumë të vuajtur 2-1 ndaj Luftëtarit. Gavazaj realizoi pas një aksioni të bukur në minutën e 8-të, por verilindorët u befasuan në pjesën e dytë nga goli me penallti i Mehmetllarit. Në fundin e shtesës Abazaj shënoi golin e fitores që mban ende në garë për titull Kukësin.

Vllaznia ashtu siç pritej, mori një fitore të thjeshtë 3-1 ndaj Flamurtarit në Vlorë. Gilman Lika dy herë dhe Junior ishin autorët e golave për kuqeblutë.

Laçi dhe Teuta nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Kallaku shënoi fillimisht me penallti, por Redon Xhixha ju kundërpërgjigj në fundin e pjesës së parë. Tirana udhëheq kampionatin me 56 pikë, 9 më shumë se Kukësi i vendit të dytë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

BYLIS-TIRANA 1-3

KUKESI-LUFTETARI 2-1

SHKARKO APP