Tirana fiton ndaj Skënderbeut dhe blindon kreun, Partizani mund me “poker” Teutën
Tirana nuk di të ndalet, teksa mbrëmjen e sotme mori një tjetër fitore në kampionat 3-2 ndaj Skënderbeut, duke thelluar në 9 poikë diferencën ndaj Laçit të vendit të dytë.
Tirana e zgjidhi ndeshjen shpejt, pasi në pjesën e parë realizoi dy gola. Seferi me kokë zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që pas Vesel Limaj i ndëshkoi korçarët me një goditje nga jashtë zone. Në fraksionin e dytë, Devid realizoi golin e tretë për Tiranën, ndërsa më pas Zguro shënoi për Skënderbeun që u mundua ta hapte ndeshjen. Në shtesë korçarët fituan një penallti, që do të kthehej në gol nga Mensah.
Partizani reagoi pas humbjes me Laçin, duke shkatërruar 4-0 Teutën në “Elbasan Arena”. Skuka që në minutën e tretë zhbllokoi rezultatin. Sulmuesi më pas dha asist për Carën, që nuk fali pa u bërë gjysmë ore lojë. Sota për Partizanin shënoi golin e tretë me kokë, pas një harkimi nga një goditje dënimi, kurse në shënoi emrin në listën e shënuesve edhe Stenio Junior me golin e katërt.
KOHA JONË SONDAZH

