Tirana fiton ndaj Teutës në “Air Albania” dhe rimerr kreun e renditjes (VIDEO)
Tirana nuk i ndahet kreut të renditjes, teksa kampionët në fuqi kanë arritur një tjetër fitore 2-1 në “Air Albania” ndaj Teutës. Bardheblutë gjetën golin e parë në këtë sfidë në minutën e 28 të pjesës së parë, kur Einur Totre realizoi me një goditje spektakolare nga distanca, duke shtangur portierin e Teutës Qirko.
Goli i dytë për kryeqytetasit u realizua nga Taulant Seferi, i cili e dërgoi topin në rrjetë pas një asisti fantastik nga Xhixha në minutën e 68-të. Teuta ngushtoi diferencën në minutën e 84-t me anë të Grudës, por vetëm kaq pasi bardheblutë arritën të menaxhojnë si duhet minutat në vijim.
Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 30 pikëve, në krye të Superiores, 3 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë, ndërkohë që Teuta mbetet në vendin e 6-të me 18 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

