Tirana fiton në “frymën e fundit” ndaj Bylis, Ngoo është heroi i bardhebluve (VIDEO)

Tirana ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme, në limitet e kohës së rregullt ndaj Bylisit. Skuadra bardheblu triumfoi 2-1 në “Selman Stermasi” në duelin që mbyllë javën e 18-të në Kategorinë Superiore. Ekipi i Egbo mjaft mirë ndeshjen duke shënuar një gol shumë të bukur me brazilianin Cale në minutën e 18-të.

Ballshiotët reaguan mjaft mirë dhe në pjesën e dytë fituan një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Doka, teksa Jorgji nuk kishte dyshime. Nga pika e bardhë Hidi u tregua i saktë, duke mposhtur kolegun e tij, Ilion Lika.

Disa minuta më pas Bylis mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Mëllugjës. Në minutën e 6-të shtesë Ngoo arrin që të shënojë golin e fitores. Me këtë 3 pikësh Tirana ngjitet në vendin e dytë me 31 pikë, vetëm një më pak se Kukësi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP