Tirana fiton pas 100 minutash derbin e “çmendur” ndaj Partizanit (VIDEO)
Tirana ka arritur një fitore të madhe 2-1 ndaj Partizanit në derbin e ndezur që u zhvilluar në “Air Albania”. U deshën më shumë se 100 minuta për të nxjerrë një fitues nga derbi i kryeqytetit.
Bardheblutë ishin të parët që do të kalonin në avantazh. Në minutën e 27-të, pas një goditje nga këndi Përgjoni është me fat, teksa i shkon topi mjaft mirë për ta dërguar topin në rrjetë. Ndeshja ishte e ndezur, teksa arbitrit ju desh që ta ndërpriste disa herë ndeshjen për shkak të hedhjes së tymueseve në fushë.
Partizani arriti që të reagonte në minutat e fundit. Në minutën e 78-të, Tedi Cara fitoi një penallti pas një faulli në zonë. Nga pika e bardhë Stenior Junior fillimisht gaboi përballë portierit Bekaj, por arbitri e anuloi për shkak të hyrjes para kohe të një lojtari në zonë. Në tentativën e dytë braziliani e dërgoi topin në rrjetë, ndërkohë që arbitri e ndërpreu ndeshjen për disa minuta.
Në sekondat e fundit, pra në të 100-ën minutë, do të ishte Redon Xhixha që do ta dërgonte topin në rrjetë duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së Partizanit. Tirana ruan kreun me 33 pikë, 5 më shumë se Kukësi.