Tirana fiton pastër ndaj Vllaznisë dhe blindon kreun e renditjes
Tirana ka arritur një fitore të madhe në Shkodër, në klasiken e futbollit shqiptar, duke mposhtur 2-0 Vllazninë brenda në “Loro Boriçi”.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 25-të. Xhixha çon në avantazh bardheblutë pas një shkëputje perfekte ndaj mbrojtjes shkodrane. Pasi konsultohet me VAR-in, gjyqtari e cilëson si të rregullt golin dhe miqtë i gëzohen golit të parë.
Kur pritej të shënonte Vllaznia, ndodh e kundërta. Seferi merr një top nga mesi fushës dhe ndëshkon Zogoviç me një diagonale të bukur nga e djathta.
KOHA JONË SONDAZH

