Tirana fiton, por në finale të Kupës shkon Kukësi

Tirana ka arritur të fitojnë minimalisht 1-0 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, por pa mundur të realizojnë përmbysjen e humbjes 2-0 në transfertë.

Goli u realizua nga Deliu që në minutën e 21 të pjesës së parë. Kryeqytetasit provuan gjatë gjithë takimit të realizonin edhe golin e dytë, por nuk ia dolën.

Kukësi mban vendin e fundit, por do luajë në finale të Kupës së Shqipërisë. Kundërshtari i verilindorëve ende nuk është përcaktuar pasi sfida tjetër mes Vllaznisë dhe Egnatias ka shkuar në shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?