Tirana gjen menjëherë tranjerin e bardhebluve, është Nevil Dede
Menjëherë pas shkarkimit të Emmanuel Egbo, trajneri i ri i Tiranës do të jetë Nevil Dede. Sipas TCH, Nevil Dede që mban aktualisht detyrën e trajnerit të ekipit kombëtar U 19 pritet të zyrtarizohet nesër si trajner i bardhebluve.
Dede ka takuar sot drejtuesit e FSHF-së duke iu kërkuar që të largohet nga detyra si trajner i U19, për të qenë i lirë që të drejtojë Tiranën. Kjo kërkesë i është pranuar dhe Dede tashmë mund të ulet në krye të pankinës bardheblu.
Nevil Dede me një karrierë të gjatë si futbollist i Tiranës, ka qenë edhe më parë trajner i bardhebluve. Në vitin 2010 ai ka zëvendësuar Sulejman Starovën në krye të pankinës së Tiranës. Dede ka drejtuar edhe disa skuadra të tjeta të Kategorisë Superiore si Laçi, Luftëtari e Kastrioti.