Tirana-Kastrioti me mungesa në “Air Albania”

Tirana-Kastrioti do të përballen në “Air Albania”, në kuadër të javës së 12-të të superiores, sfidë që do fillojë në orën 16:45.

Ky është një duel mes dy skajeve të tabelës së renditjes, ku Tirana kryesuese e ka thjeshtë formalitet fitoren ndaj krutanëve të cilët ndodhen ë vendin e fundit vetëm me 5 pikë.

Orges Shehi do të ketë 3 mungesa të sigurta në sfidën e sotme. Najdovski, Përgjoni dhe Xhixha janë jashtë fushe, ndërsa Shehi duhet të mendojë për 11-shen anti-Kastrioti.

Ndërsa krutanët duhet të përballen me bardh e blutë pa mbrojtësin Armando Rama i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, dhe do të jetë i pezulluar. Në dyshim mbetet edhe lojtari Mëllugja dhe trajneri Ramadan Ndreu do të vendosë në momentin e fundit për të.

Formacionet e mundshme:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Totre, Limaj, Gjumsi, Ngo, Seferi. Trajner: Orges Shehi.

Kastrioti: Sali, Neziri, Husein, Dida, Prodani, Karakaçi, Okebugu, Dnanuga, Greca, Ajazi, Basha. Trajner: Ramadan Ndreu.

SHKARKO APP