Tirana kërkon fitoren në Korçë: Skënderbeu rival i fortë, jemi “Fair Play” me arbitrat
Trajneri i Tiranës, Gugash Magani, doli në konferencë para ndeshjes ndaj Skënderbeut.
Foksusi te Skënderbeu- “Pas çdo ndeshje bëhet analiza përkatëse. Aq më shumë në derbi që ishte më specifike sepse nuk morën rezultatin që dëshironim. Dhe pse u munduam gjithë kohës, bëmë gjithçka mirë sepse në momentet e fundit dhe mund ta kishim fituar ndeshjen. Ajo që iku nuk mund të kthehet më. Analizohet se ku kemi gabuar në momente të veçanta. Kalendari na ka servirur një ngjeshje sepse janë tre ndeshje brenda javës. Nesër kemi ndeshje me Skënderbeun, që si gjithë skuadrat e tjera meriton vlerësimin dhe respektin e duhur.
Skënderbeu me trajner të ri- “Padiskutim që gjithmonë ndryshimet kanë risk për mirë. Vjen një frymë e re, ka motiv tjetër skuadra, lojtarët duhet të japin më të mirën që dhe trajneri t’i shikojë, kështu është disavantazhi ynë. Ne e vlerësojmë këtë skuadër, luan mirë, ka kilometra, lojtarët lëvzin, bëjnë volum dhe janë mirë fizikisht. Janë skuadër që kanë realizuar, për mungesë eksperience dhe fati mund të jenë ndëshkuar. Për mua si gjithë skuadrat e tjera ka shumë avantazhe dhe pika të forta.
Ndryshimi me Maganin- “Nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Jam larg pritshmërive të mia. Po t’i referohemi dy ndeshjeve të fundit dhe me Elbasanin dhe Tiranën duhet t’i kishim marrë pikët e plota. Do të thoja që nuk jam dakord me barazimet, sistemi me 3 pikë të jep shumë disavantazhe kur nuk i fiton ndeshjet. Në çdo ndeshje do futemi për 3 pikët.
Akuzat për gjyqtarët- “Çdo gjë në futboll dhe përsa i përket gjykimit është relative. Unë shpresoj që gabimet të jenë njerëzorë dhe jo me dashje sepse ndikon direkt. Më shumë i kërkoj llogari vetes sime dhe skuadrës, i kam thënë skuadrës që arbitrat janë aktorë, pra njerëz që gabojnë, pra gabimi të jetë i minimizuar, njerëzor. Ne do punojmë fort, do jemi korrekt dhe përsa i përket “fair-play” me arbitrat. Çdo njeri duhet të marrë përgjegjësitë e veta, përgjegjësia duhet të jetë e secilit. Çdo njeri investon dhe pret djersën e derdhur, ka dhe nga ato momente që i themi nerva loje.
Mungesat – “Ndikon sepse Dembele është nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Janë dhe dy të tjerë të dëmtuar, Gjumsi jo 100% dhe Meta që u dëmtua sërish. Influencon skuadrën, megjithatë kam besim te lojtarët sepse të gjithë janë pjesë e skuadrës. Shprehja shumë e bukur është: “Të gjithë janë të rëndësishëm, asnjë nuk është i pazëvendësueshëm”. Çdo njeri meriton kujdesin e duhur, do i japim fanellën dhe çdo lojtar ka për detyrë që fanellën ta meritojë”.
Merkato- “Në janar nuk ke shumë hapësira për të gjetur lojtarë të mirë dhe pse çdo skuadër apo çdo trajner ka nevojë për përforcimin e organikës, është akoma herët për të folur. Kam besim te të gjithë këto çuna që stërviten sistematikisht dhe janë shumë seriozë. E rëndësishme t’i marrim këto katër ndeshje një nga një dhe të marrim maksimumin e pikëve, pastaj padiskutim që do flasim sepse çdo skuadër ka objektivat e veta, kemi dhe ne tonat”.