Tirana klubi shqiptar më i mirë në Champions, lë pas edhe Atalantën

UEFA ka publikuar ditën e sotme një renditje shumë të veçantë për sa i përket skuadrave që kanë bërë më mirë gjatë gjithë historisë së Champions League duke filluar nga viti 1955 e deri më sot në 2020-ën.

Tirana është skuadra e parë shqiptare që renditet më mirë pikërisht në vendin e 140 me 20 pikë të grumbulluara me bardheblutë që lënë pas plot 360 skuadra të tjera nga 500 në total, përfshirë edhe skuadra me emër si Wolfsburg, Atalanta e Leicester.

Skënderbeu është klubi i dytë shqiptar në këtë renditje speciale teksa me 15 pikë në total mban vendin e 168-të. Më pas vjen Partizani në vendin e 194-të i ndjekur nga Vllaznia dhe Dinamo. Më pas vijnë Kukësi, Flamurtari dhe Elbasani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?