Tirana-Kukësi, çmimet e biletave dhe ndarja e tribunave
Në javën e tretë të Kategorisë Superiore, një ndër përballjet që pritet me më shumë interes është ajo mes Tiranës dhe Kukësit. Të shtunën (ora 17:00) në “Selman Stërmasi”, bardheblutë do të synojnë fitoren e parë pas dy barazimeve pa gola në këtë fillim kampionati.
Nga ana tjetër, verilindorët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit me objektivin për të vijuar rezultatet pozitive si dhe të thyejnë tersin pa fitore prej 30 muajsh në shtëpinë e Tiranës.
Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, të dy klubet kërkojnë mbështetje maksimale nga tifozët, ndërsa japin informacione për ndarjen e tribunave të stadiumit dhe çmimet e biletave.
Kështu, për mbështetësit e ekipit vendas do të jenë në dispozicion këta sektorë:
A1/A2 – 1000 lekë;
C1/C2 – 300 lekë;
D1/D2/E/F/G1/G2 – 300 lekë.
Klubi kryeqytetas njofton se shitja e biletave ka nisur prej mëngjesit të sotëm në sportelet e stadiumit “Selman Stërmasi”, të cilat do të qëndrojnë hapur deri para fillimit të ndeshjes.
Kurse tifozët kuksianë do të vendosen në tribunat B1/By, ku bileta kushton 1000 lekë, dhe H1/H2 (300 lekë). Edhe për mbështetësit miq biletat shiten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
KOHA JONË SONDAZH

