Tirana-Laçi dhe Kukësi-Skënderbeu, gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe shorti vuri përballë kryesuesve të kampionatit dhe kampionëve në fuqi, Skënderbeut, ekipin verilindor të Kukësit, që në dy sezonet e kaluara është pozicionuar në vend të dytë dhe këtë sezon, pas javës së 28-të,  mban të njëjtat pozita. Përballë Laçit do të jetë Tirana, e cila kërkon të fitojë titullin kampion këtë vit por nëse nuk ia del, objektiv mbetet finalja e Kupës së Shqipërisë dhe fitimi i këtij trofeu.   Dy ndeshjet e para gjysmëfinale, Tirana-Laçi dhe Kukësi-Skënderbeu, do të luhen më 8 prill 2015, ndërsa ndeshjet e kthimit 2 javë më pas, më 22 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?