Tirana me fat edhe në shortin e turit të dytë të Champions League
Në Nyon të Zvicrës është hidhur shorti për raundin e dytë kualifikues të Champions League, ku skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana ka mësuar edhe kundërshtarët e saj në këtë tur.
Goglat i vunë bardheblutë në turin e parë përballë skuadrës së Luksenburgut, F91 Diddeleng. Sfidat që do të fillojnë të luhen më 5-6 korrik në transfertë, ndërsa ndeshjen e kthimit do e luajë në shtëpi më 12-13 korrik.
Ndërsa ditën e sotme, kryeqytetasit “peshkuan” çiftin FC Pyunik-CFR 1907 CLUJ, dhe nëse arrijnë të kalojnë kampionët e Luksenburgut do të përballen me fituesin e këtij çifti.
KOHA JONË SONDAZH

