Tirana-Partizani përballë shifrave
Derbi i Kryeqytetit ndez dy të tretat e Tiranës. Tani është gjithçka gati në “Air Albania Stadium” për një ndër sfidat më të ndjera të sezonit të Kategorisë Superiores 2021-2022.
Në këtë kampionat ku akoma nuk ka skuadra që udhëheqin në pozicione të sigurta të renditjes por që ka dhuruar shumë ndeshje emocionuese, derbi ndërmjet skuadrave të drejtuara nga Orges Shehi dhe Ilir Daja do të dhurojë sigurisht emocione të mëdha.
Do të jenë përballë sulmuesit me vlerën më të madhe të kampionatit në aspektin e pritshmërive për gol. Stenio Junior i Partizani udhëheq këtë klasifikim të veçantë në lidhje me pritshmëritë për gola në nivelin 3.41 në ndeshje, i ndjekur nga Xhixha i Tiranës me 3.05 dhe Seferi me 2.41.
Albion Marku i Partizanit është lojtari që kroson më shumë në të gjithë kampionatin. Me shifrën e 8.74 krosave për ndeshje ka një diferencë shumë të madhe me emrin e dytë në këtë renditje të veҫantë, me Zguron e Skëndërbeut që është në vend të dytë me 4.99 krosime për ndeshje.
Partizani ka në përbërje dy prej lojtarëve më të fortë në luftën në ajër të këtij kampionati: Eljon Sota dhe Dajan Sheji Nga ana tjetër, Tirana ka Najdovskin dhe Hoxhallarin. Partizani është skuadra që mban më shumë topin në këtë kampionat, me një mesatare prej 61% zotërim topi.
Tirana është në zonë pozitive, me një mesatare prej 53%. Tirana dhe Partizani janë dy skuadrat që në këto pesë javë të para të kampionatit kanë gjuajtur më shumë në drejtim të portës, respektivisht 71 dhe 70 herë. /Tvklan/