Tirana pas Korçës vjen Kukësi, “Qemal Stafa” e pret “me dyer të mbyllura”

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” nuk është gati për të pritur një ndeshje të kampionatit tonë as për javën që vjen kur Tiranës i duhet të presë Kukësin, në shtëpi. Tiranës i duhet të mendojë para derbit të 12 marsit ndaj Partizanit, ku do të rikthehen të luajnë në këtë stadium, për një fushë tjetër jashtë kryeqytetit. Tirana do të përballet në fundjavë për javën e 26-të të Kategorinë Superiore, me Kukësin, ndërkohë që  stadiumi kombëtar i kryeqytetit mbyll sërish dyert, teksa edhe Partizani këtë javë, përveç Tiranës, iu duhet të shtegtojë në përballjen me Flamurtarin. Ndeshjet e javës së 25-të do të luhen në mesjavë dhe Tirana udhëton drejt Korçës, për t’u përballur me Skënderbeun vendas. Sakaq, të kuqtë do të luajnë të mërkurën, me Flamurtarin por ku? Për FSHF-në, në “Qemal Stafa” dhe ëhstë e vetmja ndeshja pa orar, në kalendarin zyrtar, por për drejtuesit e stadiumit kombëtar nuk është e mundur të luhet në këtë impiant, ndërsa të kuqtë kanë menduar që t’i presin vlonjatët në Fushë-Krujë. me Flamurtarin sfidën e javës së 25, për shkak se tapeti i “Qemal Stafës” nuk është ende gati për të pritur një ndeshje futbolli. Madje ky impiant pritet të mos i hapë dyert as për sfidën e javës së 26-të, mes Tiranës dhe Kukësit, pasi mendohet që ende fusha nuk do të jetë gati. Sfida që parashikohet për t’u luajtur më 8 mars, vetëm 4 ditë larg derbit, Tirana-Partizani, por dyshimet janë që edhe që sfida e 12 marsit të rrezikojë zhvillimin sipas programit.   Përgjigja përfundimtare do të vijë nga ekspertët grekë të cilët do të mbërrijnë në Tiranë në fillim të javës së ardhshme për të parë kushtet e tapetit të gjelbër. Edhe pse drejtuesit e stadiumit "Qemal Stafa" nuk japin ende një përgjigje përfundimtare për sa i përket faktit nëse derbi do të luhet apo jo më 12 mars, është e sigurtë që ky impiant do të mbyllë dyert për sfidën Tirana – Kukësi e parashikuar për tu luajtur të dielën e 8 marsit.

Kategoria Superiore

Java e 25-të – 3 mars

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi- Teuta                14:00

Swiss Digital Mobile Reklama

Laçi-Vllaznia                 14:00

Skënderbeu-Tirana         17:00

Partizani-Flamurtari        14:00

Elbasani-Apolonia          14:00

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?