Tirana përmbys Egnatian, bardheblutë afrohen te titulli kampion
Këtë të dielë, Tirana fitoi 2-1 me Egnatian për javën e 29-të në Superligën e futbollit.
Dueli u hap në minutën e 22-të nga Egnatia. Një kundërsulm “vrasës” bëri që Kasa të dërgonte sferën pas krahëve të Bekaj. Në minutën e 37-të Abazaj barazoi ndeshjen dhe i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë ka qenë po me ritëm, teksa ka qenë minuta e 57 kur Abazaj do shënonte dopietë për fitoren e bardhebluve. Fundi i ndeshjes ka qenë me vuajtje për Tiranën, teksa në fund dalin me tri pikë nga Elbasani. Pas javës së 29, Egnatia qëndron në vendin e tretë.