Tirana rigjen fitoren në Superiore, Kukësi luan tenis ndaj Kastriotit

Tirana është rikthyer fitorja në kampionat duke marrë një sukses të pastër 2-0 në transfertën ndaj Egnatias. Bardheblutë ishin dominues në fushë ndaj rrogozhinasve ndërsa e nisën me vrull sfidën duke kërkuar golin me anë të Seferit.

Në minutën e 38-të, sulmuesi do të jepte një asist për Ismajlgecin, i cili do të realizonte golin e avantazhit me një goditje të fortë brenda zonës. Vendasit u tronditën nga goli i pësuar teksa në fundin e fraksionit të parë do të pësonin edhe të dytin pas një goditje të Seferit, që nuk u ndal mirë nga protieri dhe më pas u shty në rrjetë nga Ngoo. Në pjesën e dytë nuk do të kishte më gola të tjerë.

Kukësi nuk i ndahet bardheblutë duke marrë një fitore spektakolare në shifrat 6-1 në transfertën ndaj Kastriotit. Dueli i luajtur në Kamzë u dominua nga verilindorët, teksa Feijao do të spikaste me tripletë, ndërkohë që golat e tjerë u shënuan nga Milunovic, Taipi dhe Bruno Lulaj në shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?