Tirana rikthehet në “Selman Stermasi” për duelin ndaj Kastriotit
Kryesuesit e kampionatit Tirana do të përballen me skuadrën më në formë për momentin në Superiore, Skënderbeun, në duelin e vlefshëm për javën e 30-të.
Një takim që pritet të jetë i luftuar mes të dyja ekipeve, ndërsa bradheblutë e Orges Shehit do të kthehen të luajnë në “shtëpinë” e tyre “Selman Stërmasi’.
Për këtë ndeshje kryeqytetasit e Orges Shehit do të kenë një mungesë të rëndësishme, teksa Erion Hoaxhallari ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë i gatshëm.
Një fitore e mundshme e bardhebluve, shoqëruar dhe me humbjen Laçit në Kukës, do të sillte dhe zyrtarisht titullin e radhës kampion.
KOHA JONË SONDAZH

