Tirana rikthen Albin Dokën, klubi: Pas një eksperience të suksesshme në kampionatet
Pas tre viteve emigrim në Kroaci dhe Hungari, Albi Doka kthehet zyrtarisht te Tirana. 25-vjeçari u aktivizua në Kroaci, ndërsa më tej firmosi një kontratë me skuadrën e “Honved” në Hungari.
Pas këtyre eksperiencave Doka rikthehet në shtëpi, duke veshur uniformën bardheblu. Doka pritet të marrë rolin që mbulonte Toshevski në krahun e djathtë, pas largimit të këtij të fundit. Doka i përket atij grupi futbollistësh që kanë dalë nga akademia e “Tiranës”. Ai iu bashkua skuadrës së parë në vitin 2017, duke fituar dhe dy trofe me bardheblutë.
”Pas një eksperience të suksesshme në kampionatet e huaja ai kthehet sërish në shtëpinë e tij. KF Tirana falenderon klubin Budapest Honved FC për bashkëpunimin dhe transferimin e lojtarit pranë nesh. Doka tashmë është zyrtarisht pjesë e jona për tre sezonet e ardhshme”,-informon klubi.