Tirana shkatërron Egnatian dhe i afrohet gjithë e më pranë titullit

Tirana gjithnjë e më pranë titullit kampion në Superiore. Bardheblutë kanë marrë një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin e pastër 0-3 ndaj Egnatias në Rrogozhinë, duke iu afruar edhe më shumë  titullit.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi shënoi që në sekondat e para me anë të Redon Xhixhës dhe më pas e pati të lehtë menaxhimin e lojës. Egnatia provoi të reagojë me disa goditje nga distance, por pa rezultat, ndërsa në pjesën e dytë ishin Hoxhallari e Najdovski që shënuan golat që vulosën fatin e sfidës.

Tirana ngjitet në kuotën e 66 pikëve dhe në një nga dy ndeshjet e radhës mund të festojë zyrtarisht titullin kampion, ndërsa Egnatia mbetet në zonën e Play Out-it.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?