Tirana tjetër goditje në merkato, firmos me mesfushorin e Vardarit

Tirana po vijon punën për përforcimin e skuadrës, teksa ka afruar së fundmi një futbollist nga Maqedonia e Veriut. Bëhet fjalë për mesfushorin Filip Najdovski, i cili dy sezonet e fundit është aktivizuar me Vardarin e Shkupit.

Najdovski është 27-vjeç dhe në të kaluarën ka qenë pjesë përfaqësueseve U-19 dhe U-21 të Maqedonisë së Veriut, ku është aktivizuar në total më 14 ndeshje.

Futbollisti, pasi kaloi testet mjekësore, firmosi kontratën dhe u nis menjëherë drejt Pogradecit, për t’u vënë nën urdhrat e Emanuel Egbosë.

Njoftimi i Tiranës:

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare sulmuesi ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27-vjeçari i është bashkuar sot skuadrës në Pogradec, ku po zhvillohet faza përgatitore. I urojmë suksese me fanellën e re. #forcatirona!”

SHKARKO APP