Tirana tregon pse humbi ndaj Kastriotit, Laçi u afrohet bardhebluve në renditje

Tirana pësoi humbje. Disfata erdhi ndaj Kastriotit në një ndeshje nga e cila bardheblutë treguan fare pak nga pretendimet e tyre për titullin kampion. Krutanasit i kishin bërë mirë detyrat e shtëpisë, duke qenë të ndërgjegjshëm se kë kishin përballë.

Orges Shehi e dinte vështirësinë e kësaj ndeshjeje, por sipas teknikut, skuadra e tij nuk u përshtat me terrenin e stadiumit të Kamzës.

“Në jemi skuadër që tentojmë të luajmë. Ndoshta kundërshtari përshtatet më mirë në terren të tillë E dinim qe kjo lojë mund të vendosej me topat e parë dhe të dytë kështu u ndëshkuam dhe e kë të vështirë pastaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurbinasit e Mirel Josës fituan sfidën direkte me Kukësin. Vllaznia nuk e la Partizanin t’i afrohet në renditje duke barazuar në ndeshjen e luajtur në kryeqytet. Me fitoren e 4 në 21 ndeshje kampionat, Egnatia doli nga zona e rrezikut, ndërsa Dinamo, po përjeton ende krizën pas humbjes së radhës me Teutën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?