Tirana zhgënjen edhe në Conference League, mundet nga kampionët e Bosnjës (VIDEO)

Tirana pas eliminimit nga Championsi zhgënjen edhe në Conference League. Bardheblutë janë mundur 0-1 në “Air Albania” nga kampionët e Bosnjës, Zrinjski.

Miqtë shënuan shumë shpejt. Në minutën e 12-të Limaj u tregua i pakujdesshëm duke shkaktuar 11-metërsh. Nga pika e bardhë Nemanja Bilbija arrin që të realizojë, edhe pse Bekaj i kuptoi krahun.

Më tej bardheblutë tentuan që të reagonin, por Xhixha, Qefelia dhe Seferi kërcënuan shumë pak portën e boshnjakëve. Edhe në pjesën e dytë me gjithë zëvendësimet e bëra nga Shehi, prapë Tirana bën shumë pak për të merituar barazimin. Zrinjski në këtë mënyrë shkon ndjeshëm e favorizuar në duelin e kthimit. /R.Lika-Koha Jonë/

https://kohajone.com/trazira-ne-air-albania-tifozet-boshnjake-edhe-pse-fituan-godasin-policine-video/

SHKARKO APP