Tirana zyrtarizon afrimin e mesfushorit nga skuadra e Kastriotit

Tirana ka zyrtarizuar afrimin e pestë në merkato. Pas Florent Hasanit, Albano Aleksit, Ardit Hilës dhe Besir Isenit, kampionët e Shqipërisë kanë firmosur edhe me Lukman Hussein, i cili vjen nga Kastrioti.

Mesfushori ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me bardheblutë. Tirana u eliminua në Champions League nga luksemburgasit e Dudelange.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Lukman Olayemi Hussein. 25 vjeçari ka firmosur sot me klubin dhe do të jetë pjesë e kampit të kampionëve për dy sezonet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori do të dalë sot në seancën stërvitore për tu prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik. I urojmë suksese me fanellën bardheblu”, lexohet në komunikatën zyrtare të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

26 herë kampionët e Shqipërisë do të vijojnë rrugëtimin europian në raundin e dytë të Conference League, aty ku do të kenë përballë Zrinjski, ekipin kampion të Bosnjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?