Tirana zyrtarizon divorcin me anësorin ganez

Tirana duke marrë në konsideratë dhe distancën që ka krijuar me ndjekësit, ka nisur dhe me largimet. Klubi bardheblu njoftoi prishjen e kontratës me sulmuesin Richard Danso.

Lojtari nga Gana iu bashkua bardhebluve në tetor 2020, por në një vit e gjysmë nuk ka qenë asnjëherë protagonist. Në situatën e krijuar, Tirana dhe 21-vjeçari gjetën marrëveshjen për ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit.

Pas 16 javësh kampionat, Tirana kryeson renditjen me 34 pikë, e ndjekur nga Laçi dhe Kukësi me 28 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?