Tiranën e pret short i vështirë nesër në Champions, ja 5 rivalët e mundshëm
Kampionët e Shqipërisë, Tirana, nesër do të mësojnë kundërshtarin në kualifikueset e Champions League. Një ditë para shortit, kundërshtarët e mundshëm të bardhebluve janë reduktuar në pesë të tillë, teksa kryeqytetasit duke qenë të shortuar në vazon e skuadrave jo favorite do të përballen me klube të një shkalle vështirësie të lartë.
Ferencvaros, ish-skuadra e Uzunit, Ludogorets, Cluj, Maribor dhe Dudelange janë skuadrat e mundshme me të cilat Tirana duhet të luftojë në aventurën e saj europiane.
Të gjitha skuadra me eksperiencë në Europë, teksa të besuarit e trajnerit Orges Shehi do t’iu duhet të kryqëzojnë gishtat për një përballje me Dudelange, ekipin nga Luksemburgu.

KOHA JONË SONDAZH

