Tite do të largohet nga Brazili pas Kupës së Botës, e zëvendëson Guardiola?

Federata braziliane e futbollit (CBF) me shumë mundësi do të largojë trajnerin Tite pas përfundimit të Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Katar. “Globo Esporte” raporton se trajneri i ri i Seleçaos në vitin 2023 me shumë mundësi do të jetë Pep Guardiola.

Tekniku aktual i kombëtares, do të largohet pas përfundimit të Botërorit të Katarit dhe CBF synon që ti besojë stolin një emri të njohur që di të fitojë dhe të argëtojë.

Kontaktet me agjentin Pere Guardiola kanë nisur dhe objektivi është që tekniku spanjoll të firmosë një kontratë 4 vjeçare. Problemi kryesor është paga, sepse aktualisht Guardiola fiton 20 milionë në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?