Tite i bindur: Neymar dhe Danilo do të luajnë sërish në Kupën e Botës
Tite në ndeshjet në vijim të grupeve do të ketë mungesa në formacion. Në një konferencë për shtyp Tite u shpreh optimist për Neymar dhe Danilo se do të luajnë sërish në “Katar 2022”.
“Unë mendoj se Neymar dhe Danilo do të vazhdojnë të luajnë në këtë Kupë Bote. Ky është mendimi im, nuk mund të hyj në çështje mjekësore që nuk janë në kompetencën time.
Neymar pësoi më shumë faulle se kushdo tjetër në raundin e parë të Kupës së Botës, ai luajti i dëmtuar për disa minuta dhe ne nuk e kuptuam këtë. Në çdo rast, ne besojmë se ai mund të kthehet të luajë këtu në Katar”, u shpreh Tite.