Titullar në 6 nga 7 sfidat e fundit, Broja është “xhevahiri” që mund të tremb polakët

Armando Broja po kalon një moment pozitiv te Burnley në Premier League, duke u bërë gjithnjë e më shumë një element i rëndësishëm nën drejtimin e Scott Parkerit. Sulmuesi shqiptar ka qenë titullar deri në 6 nga 7 ndeshjet e fundit në elitën e futbollit anglez, dhe këtë besim ai e ka fituar në fushë.

24-vjeçari duket se ka gjetur ritmin e duhur, pasi shënoi golin e parë për Burnley në barazimin 1-1 ndaj Bournemouth më 20 dhjetor, me një goditje me kokë. Futbollisti nga Malësia e Madhe ka dhënë edhe një asist për shokët e skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në ndeshjen e fundit kundër Manchester United, ku Burnley arriti një barazim 2-2 emocionues, shqiptari ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 76-të, duke bërë një paraqitje të mirë duke kërcënuar mbrojtjen kundërshtare me lëvizjet dhe driblimet e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rikthimi si titullar në një kampionat si Premier League, nuk është vetëm një lajm i mirë për klubin anglez, por edhe një sinjal pozitiv për trajnerin Sylvinho dhe Kombëtaren shqiptare, që po përgatitet për Play Off e Botërorit në muajin mars.

Me një Broja në formën optimale dhe humor të mirë, bomberi shqiptar mund të jetë përcaktues për të realizuar ëndrrën e madhe që një ditë Kombëtarja jonë të shkojë dhe në Kupën e Botës. Sylvinho për momentin ka rigjetur buzëqeshjen, ndërkohë që shpresojmë të vijojë me këto ritme. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?