Titulli i Seria A, Gravina: As Juventus nuk do që ta marrë në tavolinë!

Teksa pandemia e Covid-19 vazhdon në të gjithë botën, futbolli në Itali ende po përpiqet të kuptojë mënyrën dhe kohën kur mund të rifillojë sërish aktivitetin. Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina e ka bërë të qartë se përparësia do t’i jepet kthimit në fushë para masave të tjera.

“Prioriteti absolut është mbyllja e kampionateve. Hipoteza është të fillojë nga 20 maji ose fillimi i qershorit, të përfundojë në korrik. Madje flitet edhe për muajin gushte dhe shtator, kam specifikuar se do të më vinte keq të merrja përsipër rrezikun e komprometimit të një sezoni tjetër për ta shpëtuar këtë. Ndryshe duhej zgjidhur është çështja e titullit.

Duhet të vendosim nëse do ta akordojmë titullin, teksa edhe vetë Juventusi është shprehur kundër akordimit në këtë mënyrë. Një verë në gjykatë nuk do të ishte një zgjidhje e mirë”, deklaroi Gravina. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP