Titulli në tavolinë? Presidenti i Juventusit befason me veprimin e fundit

“Titulli në tavolinë? Jo faleminderit!”. Për të shuar diskutimet mes tifozëve të Juventusit në rrjetet sociale, ka mjaftuar një “like” i presidentit Andrea Agnelli. Numri një i bardhezinjve që kur ka hapur llogarinë në këtë rrjetë social në vitin 2012, e ka shtypur vetëm 13 herë këtë opsion.

Një grup i tifozëve bardhezi “Laterza Stella” kanë shkruar: “Do të ishte mrekulli (fitorja e titulli). Por më mrekulli do të ishte nëse do të thoshim “jo faleminderit”.

Lega po studion të gjitha mundësitë për të mbyllur kampionatit, teksa Gravina e ka pranuar se do të jepet me çdo kusht titulli kampion, edhe nëse nuk do të luhet më. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP