Titulli rikthehet në Durrës pas 27 vitesh, Presidenti Meta uron ekipin e Teutës

Pas 27 vitesh, Teuta e Durrësit arrin të fitojë titullin e dytë në futbollin shqiptar, pasi triumfoi në ndeshjen e fundit 6-1 ndaj Apolonisë, e cila kishte zyrtarizuar rënien nga kategoria.

Lidhur me këtë sukses të ekipit durrsak ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta përmes rrjeteve sociale, i cili i uron Teutës për shpalljen kampione të Kategorisë Superiore!

“Urime KF Teuta për shpalljen kampione të Kategorisë Superiore! Përgëzime Djemve të Detit dhe të gjithë tifozëve durrsakë për këtë trofe të rëndësishëm të fituar me meritë pas 27 vitesh pritje”, shprehet Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sezonin e ardhshëm, Shqipëria do të përfaqësohet në kupat e Europës me Teutën në Champions dhe Vllaznia e Partizani në Europa League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?