Tjetër lajm i keq nga Katari, Lukaku humbet dy ndeshjet e para
Romelu Lukaku të jetë sa më shpejt i gatshëm për ndeshje, por bomberi i Interit vazhdon të vuajë nga problemet fizike, që e kanë mbajtur gjatë larg fushave në këtë sezon.
29-vjeçari nuk e ka zhvilluar bashkë me shokët seancën e sotme stërvitore. Lukaku ka punuar i diferencuar, ndërkohë që stafi mjekësore i “Djajve të Kuq” ka marrë vendim që sulmuesi të mos luajë në dy ndeshjet e para në Katar 2022.
Belgjika sfidon Kanadanë në sfidën e parë në Kupën e Botës (23 nëntor) dhe më pas Marokun (27 nëntor), përballje të cilat lojtari i Interit i ka humbur. Objektivi i Martinez është ta ketë gati për takimin e zjarrtë ndaj Kroacisë (1 dhjetor).
Kombëtarja europiane është një nga kandidatet kryesore për fitimin e Botërorit të Katarit.