Tjetër largim nga Partizani, braziliani jep njoftimin në rrjetet sociale

Nuk kanë fund largimet te skuadra e Partizanit. Emri i radhës, i cili nuk do të jetë më pjesë e të kuqve është Willian Cordero. Futbollisti brazilian ka zyrtarizuar lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Mirënjohje të përjetshme për këtë etapë të rëndësishme të jetës sime. Shumë faleminderit Partizani për besimin, tifozët për mbështetjen e tyre dhe futbollistët për miqësinë e tyre. Nuk do ta harroj kurrë gjithçka që kam përjetuar në këtë klub të shkëlqyeshëm”, shkruan Melo në Instagram.

Melo ka mbajtur veshur fanellën e Kukësit në Kategorinë Superiore, teksa tashmë nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm.

SHKARKO APP