Tjetër medalje ari për Shqipërinë, këtë herë në Peshëngritje

Shqiptarët janë kampionët e Europës. Kreshnik Leka është shpallur kampion Europe duke marrë një medalje ari në Kampionatin Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.

Leku, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115 kg.

Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96 kg, mosha 45 deri në 49 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?