Tjetër ndalesë për Manchester City-n në Premier League, rrezikohet vendi i parë

Manchester City shënon ndalesën e dytë në Premier League. Skuadra nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Newcastle në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë.

Në pjesën e dytë vendasit ia dolën të barazojnë shifrat, falë një penalltie të kthyer në gol nga Gordon në minutën e 57-të.

Këtë barazim, Newcastle e ruajti deri në fund, për të marrë një pikë ndaj kampionëve në fuqi. Pas kësaj ndeshje, City mbetet në krye me 14 pikë, por i rrezikohet vendi i parë nga Liverpool dhe Aston Villa, që ndjekin me 12 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?