Tjetër ndëshkim, Spartak Moska do të përjashtohet nga ”Europa League”
Bota po bën në çdo mënyrë Rusinë për sulmet në Ukrainë. UEFA do të përjashtojë Spartak Moskën nga ky edicion i Europa League. Kundërshtarët e tyre, gjermanët e Leipzig do të kualifikohen direkt në fazën çerekfinale të turneut. Vendimi do të vijë si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Klubi nga Moska e ka të ndaluar t’i luajë ndeshjet ndërkombëtare në stadiumin e tij. Naj skuadrës ruse do të merren masa të tjera ndëshkuese, duke i larguar ata nga turneu.
”Kemi besim te UEFA dhe te vendimi që ata do të marrin. Mendojmë se ndeshjet nuk do të luhen”,-tha drejtuesi i klubit, Oliver Mintzlaff.
KOHA JONË SONDAZH

