Tjetër rast me Covid-19 tek Vllaznia, preket edhe Imami
Covid-19 vijon që të jetë agresiv në vendin tonë. Një tjetër futbollist i Vllaznisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Bëhet fjalë për Eni Imamin, i afruar në merkaton e verës në klubin shkodran. Mbrojtësi është futbollisti i dytë që infektohet me Covid-19 tek Vllaznia, pasi pak ditë më parë rezultoi pozitiv edhe Erdenis Gurishta.
Në total ky është rasti i tretë në Superligën shqiptare, por që nuk do të ketë ndikim pasi për momentin kampionati është në bojkot.
Elvis Plori i cili mësohet se ka shfaqur simptomat e Covid-19. Te kuqeblutë është krijuar një situatë e tillë që ia vështirëson punën përgatitore skuadrës për kampionatin e ri që gjithsesi ende nuk ka nisur duke qenë se klubet e Kategorisë Superiore po vijojnë bojkotin e tij deri në plotësimin e 4 kërkesave të tyre.