Tjetër shans i artë, Asllani projektohet titullar sonte në derbin ndaj Milanit

Kristjan Asllani pritet të jetë protagonist në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për Interin. Sipas raportimeve nga mediat italiane, mesfushori i Kombëtares shqiptare do të jetë titullar në përballjen e kthimit kundër Milanit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Trajneri Simone Inzaghi ka vendosur t’i besojë 23-vjeçarit kuqezi në një sfidë që do të përcaktojë finalistin e kompeticionit. Ky vendim vjen si surprizë, pasi Asllani nuk shihej si zgjedhja e parë për këtë ndeshje, por duket se stafi teknik ka ndryshuar strategji në prag të përballjes së madhe.
Për Asllanin, kjo është një mundësi e artë për të treguar vlerat e tij në një ndeshje me shumë presion dhe për të fituar më shumë minuta në këtë fund sezoni, ku Interi është ende në garë në tre fronte – Serie A, Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve.
Performanca e tij ndaj Milanit mund të jetë një pikë kthese në karrierën e tij te zikaltrit dhe një sinjal i qartë për të ardhmen.
KOHA JONË SONDAZH

