Tjetër tragjedi në futboll, 18-vjeçari ndërron jetë në gjumë në Francë
Një tjetër tragjedi ka tronditur botën e futbollit. 5 ditë pas vdekjes së Davide Astorit, një i ri vetëm 18 vjeç, Thomas Rodriguez, ka ndërruar jetë në gjumë mbrëmjen e djeshme,
Lajmi i dhimbshëm, u bë i ditur nga klubi Tours, i cili militon në Ligue 2, në Francë. I riu luante në skuadrën e të rinjve të ekipit francez, ndërkohë që në disa ndeshje ka qenë edhe në stolin e rezervave. Federata franceze ka vendosur që të shtyjë ndeshjen Tours-Valenciennes, e programuar për t’u luajtur sonte në mbrëmje, të shtyhet.
Në të gjithë ndeshjet e Ligue 1 dhe Ligue 2 në fundjavë do të mbahet një minutë heshtje. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

