Tjetër urdhër te Tirana, Ahmataj “fik” mikrofonat te bardheblutë

Pas fitores në ndeshjen debutuese kundër Luftëtarit, trajneri, Julian Ahmataj kërkon triumfin e dytë ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana”.

Entuziasmi është i madh te bardheblutë që synojnë një tjetër sukses për të kapur kreun. Por për të shmangur euforinë, Tirana ka vendosur “heshtjen për shtyp” në këtë takim, duke parë edhe rëndësinë e ndeshjes kundër Teutës.

Zakonisht, trajneri del në konferencën për shtyp për t’iu përgjigjur interesit të mediave, por një gjë e tillë nuk do të ndodh me Ahmataj, të paktën para sfidën me durrsakët. “Rtv Ora” e paralajmëroi diçka të tillë në ditën kur Julian Ahmataj u prezantua si “timonieri” i ri i 24 herë kampionëve të vendit.

Pas komunikimit që kishte me futbollistët, 40 vjeçari kërkoi që të mos përdorin rrjetet sociale dhe të shmangin deklaratat në media, pasi në këtë mënyrë do të dëmtojnë veten dhe klubin.

SHKARKO APP