Tokio 2020, Spanja i beson “gardës së vjetër” dhe kërkon historinë
Këtë verë në Tokio organizohen Lojërat Olimipike, ku sigurisht nuk mungon interesi ndaj futbollit. Spanja është një nga kombëtaret që do të marrë pjesë dhe trajneri i kombëtares U21, Luis De La Fuente, ka bërë një listë paraprake të lojtarëve që do të përfaqësojnë “La Roja” në Olimpiadë.
Trajnerit i lejohen vetëm tre lojtarë mbi 23 vjeç që mund të marrin pjesë. Në listën e publikuar janë emra si Gerard Pique, Sergio Ramos dhe Andres Iniesta. Gjithashtu në listën e trajnerit spanjoll është edhe mesfushori i Manchester City, David Silva. Një nga emrat e përmendur nuk do të udhëtojë me ekipin për shkak të rregullit të moshës.
Lista ende nuk është bërë zyrtare, por gazeta spanjolle “Sport” ka siguruar aksesin se këto emra janë në listë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë të katërt këto lojtarë mund të hyjnë në histori. Ata mund të bëhen futbollistët e parë, të cilët kanë fituar Kupën e Botës, Europianin dhe Lojërat Olimpike.