Tomori i Beratit bie në inferiore, shpëton Besa e Kavajës

Dy ndeshjet “Play-out” për dy ekipet që do të mbeten në Kategorinë  e Parë janë shoqëruar me tension dhe probleme në fushë. Skuadrat e dyta nga fundit i Kategorisë së Parë u përballen sot  me ekipet e dyta nga kreu i Kategorisë së Dytë, por në dy dyja ndeshjet u shënuan incidente. Besa e Kavajës ia doli të qëndronte në këtë kategori, ndërsa ra në një kategori më postë Tomori i Beratit. Besa fitoi ndaj Turbinës së Cërrikut me rezultat 2-0, duke siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë. Një ndër ekipet me traditë në futbollin shqiptar rrezikoi rënien në kategoritë inferiore. Kavajasit shënojnë dy herë në portën kundërshtare me anë të Çelhakës dhe Sallakut, për vetëm 10 minuta. Gjithçka është mbyllur me  avantazhit e pastër të kavajasve, që i shpëtojnë kështu rënies. Por skuadra e Turbinës lë fushën e lojës, pas një kontestimi të gjatë të tifozëve dhe lojtarëve për një penallti që gjyqtari Lorenc Jemini akordon në favor të Besës. Lojtari i Turbinës Bajramaj sakaq është parë të grindet me Akil Dimon e Besës. Gjyqtari e ndëshkon me të kuq, por mbrojtësi refuzon të dalë nga fusha. Jemini ka kërkuar ndihmën e policisë për të nxjerrë nga loja lojtarin. Kaq ka mjaftuar për të rritur tensionin në fushë dhe tribunë, ku tifozët kanë hedhur karrige dhe shishe të shumta në fushën e blertë. Dhuna ka vazhduar më tej edhe pas ndërprerjes së lojës, ku është dashur që stadiumi të rrethohej nga forcat e policisë.  Por ka rënë një skuadër tjetër e madhe e një qyteti me traditë në futboll, Tomori i beratit, në Kategorinë e Dytë. edhe kjo ndeshje përfundon Erzeni-Tomori 1-0, ne "Qemal Stafa", ndeshje e vlefshme për “Play-out” të Kategorisë së Pare. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Pasha në 86’. Ka pasur shumë polemika nga beratasit, pasi gjyqtari Meta nxori me të kuq dy lojtarë të tyre si dhe trajnerin Mile.  Erzeni i Shijakut rikthehet pas 7 vitesh në Kategorinë e Parë, falë fitores minimale 1-0 ndaj beratasve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?