Tonali: Mund të arrij në majën e botës, por nuk jam pasues i Pirlos

Sandro Tonali është një nga talentet italianë më të kërkuar në merkato. Në një intervistë të gjatë të dhënë për “Sportweek”, mesfushori i Brescias u shpreh i bindur se do të shkojë larg, por refuzoi ta quante veten trashëgimtar të Pirlos.

“Jam i vetëdijshëm që me sakrificat e duhura mund të arrij në majën e botës. Nuk kam realizuar as gjysmën atë që mundem, por ndihem mjaftueshëm i fortë për ta arritur.

Pasues i Pirlos? Nuk jam pasuesi i tij. Sa për të filluar, nuk e kam saktësinë e tij në milimetra. Unë thjesht e kam zili”, deklaroi talenti italian.

Tonali është në qendër të merkatos, teksa Inter dhe Juventus janë dy skuadrat më të interesuara, por vetë futbollisti duket se preferon më shumë një transferim te skuadra zikaltër. Atje ku Antonio Conte do të ishte shumë i kënaqur me afrimin e tij. /R.Lika-Koha Jone/  

SHKARKO APP