Tonali zyrtarizon transferimin te Milani me një foto, sot kryen vizitat
Sandro Tonali me një shkrim në Instagram ka “zyrtarizuar” kalimin e tij tek Milan. Fjalë që janë shoqëruar nga një foto të tij kur ishte fëmijë e mbante veshur fanellën kuqezi, ai që dashurinë për Milan nuk e ka fshehur kurrë.
Tonali ka mbërritur herët në mëngjes (8:50) në klinikën La Madonnina për vizitat mjekësore ku e kanë në hyrje e kanë pritur shumë tifozë, të ekzaltuar nga ardhja e mesfushorit të ri italian.
Tonali vjen në Milano në huazim nga Brescia për 10 milionë euro, me të drejtën e blerjes të fiksuar në 25 plùs 10 të tjerë bonus, që do të ushtrohet me arritjen e objektivave të përcaktuar e numër prezencash, plus 10% nga shitja e ardhshme e mundshme.
Tonali do të lidhet me Milan deri në qershor 2025, duke nënshkruar një 5-vjeçare prej 2 milionë në vit, plus disa bonus për rezultate e përfaqësime individuale.