”Topi i Artë” 2023 për vajza, fiton Megi Doçi: E vështirë të jesh rritur në një fshat të Burrelit dhe të marrësh trofe

Çmimi i madh “Topi i Artë” për vitin 2023 për vajza i është akorduar futbollistes së Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, Megi Doçi. Pasi mori në dorëzim trofeun, ajo nuk i fshehu emocionet dhe tha se është shumë e lumtur që është vlerësuar.

“Në fakt, është kënaqësi të jesh më më të mirëve dhe mes më të mirëve të Kombëtares, që na mësuan me kualifikminn në Evroroian, Cdo çmim ka rëndësinë e vet. Alënderoj vllazninë, shoqet e miam, presidentin Matija

. Dhe presidentin Duka, që i ka qëndruar shumë pranë futbollit të femrave. Është e vështirë të jesh rritur në një fshat të Burrelit dhe të fitosh kaq shumë trofe. Pak ditë më parë kam festuar 700 gola në karrierë, një arritje që më motivon më shumë. Falënderoj të gjithë trajnerët që kanë kontribuuar në formimin tim”. 

Në garë për këtë çmim tepër të rëndësishëm ishin edhe futbollistja e Apolonisë Valentina Troka dhe lojtarja e Vllaznisë, Ezmiralda Franja.

SHKARKO APP