“Topi i Artë 2025”, prezantohen të nominuarit për dy kategori
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, që do të mbahet më 15 dhjetor, do të shpërndajë një sërë çmimesh të rëndësishme, mes të cilave spikat trofeu prestigjioz “Talenti i Vitit” në kategorinë e djemve dhe vajzave. Ky vlerësim synon të nderojë pasionin, talentin dhe ëndrrat e futbollistëve të rinj shqiptarë, të cilët shihen si e ardhmja e futbollit në vend.
Në kategorinë e djemve, për trofeun “Talenti i Vitit” janë nominuar:
Arlind Kurti-mbrojtës i Laçit
Ergis Arifi-mesfushor i Teutës
Erald Maksuti-sulmues i Flamurtarit
Fabjan Përndreca-mbrojtës i Bylisit
Ndërsa në kategorinë e vajzave, garojnë katër lojtare të spikatura:
Albana Malaj
Ambra Reshiti
Klesta Ago
Xhesika Ndoj
Fituesit e të dy trofeve do të shpallen gjatë spektaklit madhështor të 15 dhjetorit. Atmosfera e kësaj mbrëmjeje pritet të sjellë emocion, surpriza dhe një vlerësim të merituar për të rinjtë që po shkëlqejnë në fushën e gjelbër.
KOHA JONË SONDAZH


